Fotoreporteri Ilaz Bylykbashi në një postim të tij, ka kujtuar sot Xhemail Mustafën. Ai ka sjellë disa foto të tij të rralla dhe ka titulluar albumin ‘Për mos me u harru: Xhemajl Mustafa’.
Ai ka dhënë edhe detaje nga vrasja e tij, 22 vite më parë.
Bylykbashi shkruan se fotografia tregon personalitetin e tij, thellësinë e mendimit dhe urtësinë, ashtu siç ishte gjithmonë.
Postimi i plotë:
Për mos me u harru: Xhemajl Mustafa
Xhema u vra me 23 nëntor 2000 kur kishte vetëm 47 vjet. Miku, njeriu modest, kritiku, publicisti, autori i librave, njëri nga iniciuesit e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Udhëheqës i LDK-së, këshilltar politik i presidentit, Ibrahim Rugova. Fotografia e tregon personalitetin e tij, thellësinë e mendimit dhe urtësinë, ashtu siç ishte gjithmonë. I lumtur që kisha shumë foto të Xhemës tonë në arkiv, të paharrueshmit, për të cilin ne shokët e tij kur takohemi, flasim me te e për te si të jetë aty me këtë pamjen që duket edhe në foto.
Foto.Ilaz Bylykbashi