Shfuqizoi vendimin e Haradinajt për pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve, Miftaraj, kryeministrit: Vendim i kundërligjshëm!

Aktuale

Shfuqizoi vendimin e Haradinajt për pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve, Miftaraj, kryeministrit: Vendim i kundërligjshëm!

Nga: A.Zh Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 12:27
Ehat Miftaraj

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar vendimin e ish-Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët në vitin 2017.

Por, këtë vendim po e kundërshton Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se ky vendim i qeverisë Kurti është i kundërligjshëm, teksa ka shprehur keqardhje për këshilltarët e kryeministrit Albin Kurti në çështjet e drejtësisë.

“Një jurist me njohuri elementare e din se vendimi i Qeverisë për uljen e pagave për gjykatës dhe prokurorë është i kundërligjshëm.

Ky vendim nuk ka me gjetë zbatim. Nuk mundet mu zbatu një vendim i kundërligjshëm.

Më vjen keq për Kryeministrin Kurti për nivelin e njerëzve që e këshillojne në çështje të drejtësisë. Këta nuk ia dojnë të mirën Kryeministrit. Të njëjtit nuk duhet me vënë në situata të tilla Kryeministrin”, ka shkruar Miftaraj në një postim në Facebook.

Kryeministri Kurti tha sot se pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kthehen në lartësinë e rregullimit juridik të mëparshëm para datës së hyrjes në fuqi të vendimit për ngritjen e pagave të kabinetit qeveritar, rrjedhimisht edhe këtyre institucioneve të drejtësisë./Botasot

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat