Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Pantina në një postim të saj në Facebook ka kritikuar qeverinë aktuale, duke ia numëruar problemet me të cilat po përballen qytetarët e Kosovës.
Ajo shkruan se derisa, nuk ka anesteziolog, nuk ka penjë për operacione, prokurorërve ju ulën pagat, etj.
Ish deputetja Pantina shkruan se së shpejti mund të mos kemi as energji elektrike.
Postimi i plotë:
Nuk ka penjë për operacione, nuk ka as anesteziolog;
Prokurorëve e gjyqtarëve ju ulën pagat;
Nuk ka rritje të pagave për mësimdhënës;
Nuk ka projekte/investime kapitale;
Nuk ka as liberalizim të vizave;
Së shpejti mund të mos kemi as energji elektrike
Epo …. Urime festat e Nëntorit që po afrohen!