Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me familjarë dhe bashkëpunëtorë, sot, në 22 vjetorin e vrasjes së Xhemail Mustafës, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë varrit të tij.
Në një komunikatë të LDK-së, thuhet se kryetari Abdixhiku, e vlerësoi lart jetën dhe veprën e Xhemail Mustafës, ndërsa shtoi se gjurmët dhe kontributi i tij për liri, pavarësi e demokraci, janë të përhershme.
“Vrasja e shkrimtarit, publicistit, gazetarit e këshilltarit politik, njëherit bashkëpunëtorit të ngushtë të presidentit Rugova, ishte goditje e rëndë për familjen, LDK-në, Kosovën dhe demokracinë e saj”, theksoi kryetari Abdixhiku.
Kryetari Abdixhiku, tha se Xhemail Mustafa është ikonë e lëvizjes sonë e viteve të 90-ta.
LDK nuk do të ndalet së kërkuari për zbardhjen e rastit të vrasjes së Xhemail
Mustafës dhe bashkëpunëtorëve të tij e të Presidentit Rugova.