Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë përkundër rritjes së paparashikuar të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve gjendja në sistem nuk është përmisuar.
Sipas tij, problemet kishin mbetur të njëjta.
Ai theksoi se cilësia e punës para pagës duhet të jetë vullnet e dëshirë për përkushtim në të mirë të interesit të përgjithshëm.
“Pagat e gjykatësve dhe prokurorëve kanë qenë në këtë nivel edhe më parë. Përkundër rritjes së paparashikuar të pagave të tyre, gjendja në sistem nuk është përmirësuar. Problemet patën mbetur të njëjta! Cilësia e punës, para pagës, duhet të jetë vullnet e dëshirë për përkushtim në të mirë të interesit të përgjithshëm. Po ashtu, me Ligjin e Pagave që sot u aprovua në Qeveri, pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të rriten dhe rregullohen tërësisht”, ka shkruar ai.
Bajqinovci më tej tha se ky është vetëm një vendim për nivelizim dhe kështu duhet të konsiderohet.
Ndryshe, sot në mbledhjen e Qeverisë u mor vendim që pagat në sistemin e drejtësisë të kthehen siç ishin para vendimit të marrë në vitin 2017, nga Qeveria Haradinaj.