Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri, kanë reaguar pas dorëheqjes së kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, Jack Smith.
Familja Imeri e falendëron Smithin për punën profesionale dhe të paanshme që ka bërë në Speciale.
Kjo familje përmes një postimi në Facebook, thotë se, pas punës së Smithit, rezultatet i kanë prekur të gjithë.
Reagimi i plotë:
Kryprokurori i dhomave të spacializuara të Gjykatës Speciale ka kryer misionin e tij me sukses në Hagë. E falënderojmë për profesionalizmin, paanshmërinë që ka treguar gjatë katër viteve sa ishte kryprokuror i dhomave të posaqme të Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë.
Frutet e punës tënde zotëri Smith për drejtësinë e munguar i dëshmove, rezultatet i kanë prekur të gjithë. Tash presin një proces gjykimi viktimatë ndërsa të akuzuarit duhet të përballen me drejtësinë.
-Kryprokurori amerikan Merrick Garland, paska lexuar me kujdes, avash avash, biografinë e kryprokurorit të dhomave të specializuara të gjykatës speciale andaj paska emëruar Z Smith prokuror special që të trajtojë Trumpin ashtu siç e ka trajtuar Thaçin, dhe të tjerët.
-posti i ri i Jack Smithit nuk e dobëson fare Gjykatën Speciale, PERKUNDRAZI posti i tij i ri e forcon dhe fortifikon pozicionin e Gjykatës Speciale.
-në të ardhmen pas Trumpit radhën e ka Putini dhe një tribunal i ri në lidhje me krimet në Ukrainë që po bën Putini duhet patjetër të ndodhë..