Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, sot ka vizituar presidenten Vjosa Osmani.
Lajmin e ka konfirmuar vet ambasadori, i cili ka publikuar edhe pamje nga takimi.
Abbott ka thënë se, me Osmanin pati një takim pozitiv, për marrëdhëniet dypalëshe dhe rajonale.
Ai shkruan se, zgjidhja e çështjeve imediate është thelbësore që Kosova të arrijë qëllimet e saj afatgjata.
“Sot pata një diskutim pozitiv me Presidenten Vjosa Osmani për marrëdhëniet dypalëshe dhe rajonale. Zgjidhja e çështjeve imediate është thelbësore që Kosova të arrijë qëllimet e saj afatgjata”, shkroi ai në Facebook.