Tërmkolli: Me targat puna njësoj si me taksën 100%, t’fikt edhe t’ korit

Aktuale

Tërmkolli: Me targat puna njësoj si me taksën 100%, t’fikt edhe t’ korit

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 21:48
Melihate Tërmkolli

Melihate Tërmkolli, ish-deputete e Kuvendit të Kosovës, ka reaguar në lidhje me çështjen e targave.

Ajo këtë e ka bërë me anë të një postimi në Facebook, ku ka vlerësuar se me targat po duket njësoj puna si me taksën 100%.

Ish deputetja e Kuvendit ka thënë edhe se, tani është më keq dhe se, Kosova po rrezikohet seriozisht si shtet.

“Me targat, po duket njësoj puna si me taksën 100%, kur Albini e hoqi pasi kaloi treni e mbetëm ” edhe t’fikt edhe t’ koritt”! Tani është edhe më keq! Kosova po rrezikohet seriozisht si shtet!”, ka thënë Tërmkolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat