Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje lidhur me targat, ka konfirmuar përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell.
“Me kënaqësi ju njoftoj se kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, nën lehtësimin e BE-së, kanë rënë dakord për masat, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqendruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre”, shkroi Borrell në Twitter.
Lidhur me çështje ka reaguar zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, ndonëse me një shkrim të shkurt në Facebook.
“Kush qëndron fiton”, shkroi ai.