Të mërkurën mbrëma, Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë arritur një marrëvshje sa i përket çështjes së targave.
Pas kësaj, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tregoi se palët do t’i ftojë për një takim dhe për të diskutuar ‘urgjentisht’ sa i përket propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Megjithatë, për ujdin e sotme, Qeverisë Kurti i ka shkuar një kërkesë e menjëhershme.
Ishte analisti, Gëzim Raci, i cili kërkoi nga pushteti që ta publikojnë ujdinë mes Kosovës dhe Serbisë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës duhet ta publikoje menjehere marreveshjen e arritur sonte ne Bruksel”, shkroi ai në Facebook.