Marrëveshja për targa është arritur. Lajmi u dha nga Joseph Borrelli, kreu i diplomacisë së BE-së, i cili dy ditët e kaluara ishte kritikuar ashpër nga kryeministri Albin Kurti.
Kosova dhe Serbia, sipas postimit të tij në Twitter, kanë arritur një marrëveshje që përfshin kompromis nga të dyja palët.
E njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, e quajti “dramë e panevojshme për me u arrit te e paevitueshmja”.
Sipas tij, në krejt këto ngjarje, Kosova vetëm humbi kredibilitet dhe pikë që mund të fitoheshin me ndjekjen e këshillës fillestare amerikane.
“Dramë e panevojshme për me u arrit te e paevitueshmja. Për nevoja të teatralitetit, apo prej pasigurisë, u dëmtua kredibiliteti dhe u humbën pikë që mund të fitoheshin me ndjekjen e këshillës fillestare amerikane. Sidoqoftë, lajm i mirë dhe të shpresojmë sa ma shpejt drejt marrëveshjes finale.” – shkroi ai në Facebook.