“Keq shumë keq”, Deliu-Bislimit: Pas të mërkurës vjen marrëveshja a po?

Aktuale

“Keq shumë keq”, Deliu-Bislimit: Pas të mërkurës vjen marrëveshja a po?

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 23:29
Blerta Deliu-Kodra

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka bërë një pyetje publike me ironi drejtuar kryenegociatorit Besnik Bislimi, pasi Kosova dhe Serbia u pajtuan për çështjen e targave.

Ajo ironizoi duke i thënë atij se “pas të mërkurës vjen marrëveshja, a po?”.

Sipas saj, deri më tani kemi parë vetëm humbje kohe, prishje të raporteve me miqtë tanë, shtyrje e liberalizimit të vizave, tërheqje pa datë për marrëveshje finale – vetëm për t’u kthyer tek targat.

“Keq – shumë keq”, shkroi ajo në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat