Fatmir Sheholli ka bërë të ditur se kundër planit franko-gjerman ishte ish-kryekuvendari i Serbisë, Ivica Daçiq, por jo edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Sheholli tha se presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti pas arritjes së marrëvshjes për targat, do të duhej të dilnin në terren e të bashkkëbisedonin me serbët e veriut të Mitrovicës.
“Daçiq e ka refuzuar, ndërsa presidenti serb ka thënë se nuk e kam marrë, do të thotë nuk e ka kundërshtuar në mënyrë arbitrare. Nëse i kemi problemet me serbët, ne do t’i kemi vazhdimisht ato probleme.
Presidentja e Kryeministri duhet të bashkëbisedojnë me qhytetarët ser btë Kosovës. Unë jam në terren dhe i shoh të gjitha këto raporte të tyre”, tha Sheholli.