Zëdhënësi i Qeverisë: Palët u pajtuan në atë që Kosova insistoi që nga takimet e së hënës

Aktuale

Zëdhënësi i Qeverisë: Palët u pajtuan në atë që Kosova insistoi që nga takimet e së hënës

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 00:13
Përparim Kryeziu

Zëdhënësi i Qeverisë ka thënë se marrëveshja e arritur të mërkurën në Bruksel është në harmoni me kërkesat e ditës së hënë që ka pasur Kosova.

Kryeziu ka thënë se palët janë pajtuar që plotësisht të koncentrohen dhe angazhohen në propozimin e njohur si Franko-Gjerman drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve.

“Me marrëveshjen e sontshme palët janë pajtuar që plotësisht të koncentrohen dhe angazhohen në propozimin e njohur si Franko-Gjerman drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve. Ky ishte edhe insistimi i Kosovës në takimet e të hënës. Tash e tutje flasim për marrëveshje”, ka shkruar Kryeziu duke ia bashkangjitur edhe një prononcim të Kurtit.

Ndryshe, shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha të mërkurën se Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje lidhur me targat në bisedimet ndërmjet kryenegociatorëve të të dy vendeve.

]“Me kënaqësi ju njoftoj se kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, me lehtësimin e BE-së, kanë rënë dakord për masat, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqendruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre”, ka shkruar Borrell.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat