Hovenier: Marrëveshja për targat avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve

Aktuale

Hovenier: Marrëveshja për targat avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 08:33
Jeffrey Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për targat.

Hovenier thotë se marrëveshja rrit sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Klankosova.tv

“Vlerësojmë qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që rezultoi në këtë marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja rrit sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve” ka shkruar Hovenier në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat