Avokati Arianit Koci ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mbrëmë në Bruksel lidhur me çështjen e targave.
Ai ka komentuar pozicionin e kryeministrit Kurti si negociator, duke thënë se nuk është i lindur për këtë detyrë.
Koci i ka dhënë disa këshilla se si duhet të negocionohet, ndërsa ka sugjëruar kryeministrin Kurti që ta rris ekipin negociator.
Postimi i plotë:
1.
Tërë jetën kam bërë negociata; të vogla dhe të mëdha.
Por, sado që krijohet përvoja, e kam kuptuar që me qenë negociator kulminant, duhesh me e pasë edhe sensin për negociata.
E kjo është gjë e lindur.
2.
Nëse don që një marrëveshje të arrihet, prej fillimit i bën kërkesat që mund të realizohen.
Pra, kërkon sa më shumë, por jo aq sa të dështojnë negociatat.
Doza e duhur në kohën e duhur.
Por, nëse që në fillim bën kërkesa që nuk realizohen, e pastaj pranon që të vazhdohet negociata - ke humbur shumë.
Pozicioni i yt negociator është i dobësuar; fiasko fillestar të përcjellë gjatë tërë negociatave
3.
Negociatorët pa sens të lindur, zakonisht kur pësojnë fiasko që në fillim:
- Bëjnë më pastaj kërkesa maksimaliste për t’a kompensuar humbjen fillestare, dhe rrjedhimisht nuk e lidhin marrëveshjen;
- Kundërshtari iu merr anën, dhe marrëveshja nuk lidhet sipas planifikimit fillestar.
Natyrisht, më së lehti është mos me e lidhë marrëveshjen.
Por, në disa raste, koha nuk punon për njërën prej palëve. Çdo vonesë kushton shtrenjtë.
Si duket Kurti nuk është negociator i lindur, sado që ka qëllime të mira dhe kapacitet intelektual.
Prandaj, urgjentisht duhet me e rritë ekipën!
Natyrisht, edhe me i dëgju ata që evetualisht i thërret.