Drecun: Përshkallëzimi është shmangur, por problemi nuk është zgjidhur

Aktuale

Drecun: Përshkallëzimi është shmangur, por problemi nuk është zgjidhur

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 09:57
Milovan Drecun

Milovan Drecun, kryetar i të ashtuquajturit “Komision Parlamentar për Kosovën”, ka thënë se është shumë e rëndësishme që është arritur marrëveshja për targat dhe është shmangur përshkallëzimi.

Por thotë se “problemi nuk është zgjidhur ende”, ka raportuar “Tanjug”.

Ai po ashtu përmendi një nga pikat e marrëveshjes ku Serbia më nuk do të lëshojë targa të reja “KM”.

Të mërkurën në Bruksel është arritur marrëveshja Kosovë-Serbi për targat në nivel kryenegociatorësh.

Kjo pasi, takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, kishte përfunduar pa marrëveshje. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat