Gjykata Themelore në Ferizaj respekton vendimin e KGJK-së, puna e gjykatës vazhdon vetëm për shërbime esenciale

Aktuale

Gjykata Themelore në Ferizaj respekton vendimin e KGJK-së, puna e gjykatës vazhdon vetëm për shërbime esenciale

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, po respekton vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), që puna e gjykatave të reduktohet dhe të vazhdojë vetëm me shërbime esenciale.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, Gentiana Hoxha, nga zyra për informim e Gjykatës Themelore në Ferizaj.“Gjyqtarët janë duke i mbajtur seancat të cilat i vlerësojnë si esenciale duke vepruar sipas vendimit të KGJK-së, kështu do të vazhdohet deri në marrjen e listës së shërbimeve esenciale”, tha Hoxha.

Ndryshe, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) më 23 nëntor 2022, njoftoi se ka marrë vendim për reduktim të punës në gjykata, ku do të punohet vetëm me shërbime esenciale.

Kjo gjë u bë e ditur nga kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, në një konferencë për medie, vendim i cili erdhi pas vendimit të Qeverisë, me të cilin pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kthehen në gjendjen që ishin para rritjes në vitin 2017 nga Qeveria Haradinaj. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat