​Gërvalla thotë se shumë shpejtë do të sjellin në Kuvend ligjin për shërbimin e jashtëm

Aktuale

​Gërvalla thotë se shumë shpejtë do të sjellin në Kuvend ligjin për shërbimin e jashtëm

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 13:32
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se projektligji për shërbimin e jashtëm do t’i dërgohet kuvendit për shqyrtim dhe miratim shumë shpejtë.

Kjo çështje është ngritur në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, e cila ka drejtuar kritika për vonesë në sjelljen e këtij projektligji në Kuvend.

Musliu-Shoshi: Kur do të sjellet në Kuvend ligji për shërbimin e jashtëm

“Kur do ta sjellësh ligjin për shërbim të jashtëm në këtë kuvend pasi që je duke e shtyrë që nga muaji qershor i vitit 2021”, ka pyetur deputetja e PDK-së.

Por sipas ministres, i njëjti do të dërgohet së shpejti në qeveri dhe do të pasohet me shqyrtim dhe miratim në Kuvend.

Gërvalla: Ligji për shërbimin e jashtëm do të vjen në Kuvend shumë shpejtë

“Ligj për shërbimin e jashtëm do të vjen në Kuvend shumë shpejtë, tani që dje në mbledhjen e fundit të qeverisë kemi aprovuar projektligjin për shërbyesit civil, ligji për shërbimin e jashtëm është në fazën e tij finale dhe shumë shpejtë do ti vjen qeverisë dhe pastaj kuvendit për shqyrtim dhe miratim”, ka thënë Gërvalla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat