Ambasadori i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, sot është pritur në NATO.
Ai është pritur nga Ndihmës Sekretares së Përgjithshme për Çështjet Politike dhe Politika të Sigurisë të NATO-s, Ambasadorja Bettina Cadenbach.
Ai e vlerëson këtë takim të rëndësisë së lartë.
Më poshtë postimi i plotë:
Sot ne #NATO NATO jam pritur në një takim pune nga ana e Ndihmës Sekretares së Përgjithshme për Çështjet Politike dhe Politika të Sigurisë të NATO-s, Ambasadorja Bettina Cadenbach( ASG- Secretary General for Political Affairs and Security Policy).
Një takim i rendësisë se lartë për të shprehur edhe njeherë mirënjohjen tonë për kontributin e madh të NATO-s dhe të KFOR-it në vendin tonë, dhe në veçanti edhe për bashkëpunimin e ndersjelltë dhe shumë dimensional ndërmjet vendit tonë dhe NATO-s, si dhe për angazhimin e përbashkët për paqën, sigurinë dhe sabilitetin në rajon dhe më gjerë.
Me Nd.Sekretaren e Përgjithshme të PASP-NATO, Ambasadoren Cadenbach, duke marrë parasyshë rolin domethënes në struktuart e larta drejtuese në NATO, biseduam për aspektet politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon, të cilat janë edhe çështjet kryesore që mbulohën nga PASP-i në NATO, gjithnjë me vëmendje të veçantë edhe çështjet rajonale dhe sigurinë, si dhe marrëdhëniet me organizatat e tjera ndërkombëtare dhe vendet partnere.
Po ashtu në këtë takim të frytshëm pune, kemi percjellë edhe njeheherë mesazhin tonë se Republika e Kosovës është partner i deshmuar dhe shumëdimensional, i vendosur fuqimisht në të ardhmen se euroatlantike, që edhe përmes përkushtimit të vazhdueshëm ka kontribuar edhe për sigurinë dhe stabilitetin edhe përtej kufijve të rajonit.