Ministri për Evropën në Britaninë e Madhe, Leo Docherty, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur nga Kosova dhe Serbia për çështjen e targave.
Në një shkrim në llogarinë e tij në Twitter, Docherty ka thënë se është e rëndësishme që të dyja shtetet të bëjnë progres në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.
“E mirëpres marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë. Është e rëndësishme që të dyja shtetet tani të vijnë në tavolinën e bisedimeve për të bërë progress në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian drejt normalizimit të marrëdhënieve, për të mirën e qytetarëve të tyre”, ka thënë ai.
Në orët e mbrëmjes të së mërkurës, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, konfirmoi se Kosova dhe Serbia kishin arritur marrëveshje për targa.
Sipas kësaj marrëveshje, Serbia do të ndalojë lëshimin e targave, kurse Kosova do t'i ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.