Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, përmes një postimi në Facebook thotë se shqiptarët e Kosovës i janë mirënjohës SHBA-së për mirëqenien shqiptare.
Ai ka shkruar se, shqiptarët e dinë këtë për dallim prej popujve tjerë.
Sipas tij, nëse në Evropë nuk ka dorë amerikane, atëherë ka grusht rus.
Postimi i tij i plotë:
Shqiptarët në përgjithësi, dhe veçmas shqiptarët e Republikës së Kosovës, i janë mirënjohës SHBA-së për mirëqenien shqiptare!
Të paktën, ne e dimë këtë, për dallim prej shumë popujve tjerë evropianë, të cilët shpeshherë harrojnë që, nëse nuk ka dorë amerikane në Evropë, atëherë ka grusht rus.