Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij zyrtare.
Media mëson se Pupovci dorëheqjen e kishte dorëzuar rreth një muaj më parë, porse do të vazhdojë të ushtrojë detyrën deri në fund të vitit.
Po ashtu, burime bëjnë të ditur se arsyeja e dorëheqjes së tij është personale.
kp ka provuar të kontaktojë zëvendësministrit Pupovci lidhur me këtë, porse i njëjti ka qenë i paqasshëm.
Ndërsa për dorëheqjen e tij nuk është deklaruar MASHTI dhe nuk dihet pse dorëheqja nuk është bërë ende publike.