Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka takuar të rinjtë e Aleancës nga mbarë Kosova.
Haradinaj tha se rinia është promotore e politikave për një të ardhme më të sigurt për qytetarët dhe për një Kosovë sa më të jetueshme.
“I nderuar sonte në mesin e shumë të rinjve nga mbarë Kosova, në takimin konstituiv të Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës së të Rinjve të Kosovës.Gjallëri, entuziazëm, mobilizim gjithandej në Aleancë, veçanërisht te rinia e cila është dhe promotore e politikave për një të ardhme më të sigurt për qytetarët dhe për një Kosovë sa më të jetueshme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.