Analisti Visar Xani ka thënë se Asociacioni si i tillë në bazë të marrëveshjes e cila është arritur në Bruksel, nëse zbatohet për qëllime të mira nuk është i rrezikshëm.
Sipas tij, nuk ka asnjë metodë legjitime që i jep të drejtë asociacionit të ndërmarrë veprime të njëanshme ekzekutive.
“Asociacioni si i tillë në bazë të marrëveshjes e cila është arritur në Bruksel, nëse zbatohet për qëllime dhe parime të mira nuk është i rrezikshëm, për shkak që nuk ka asnjë metodë legjitime që i jep të drejtë asociacionit me ndërmarrë veprime të njëanshme ekzekutive si i tillë”, deklaroi Xani.
Ai thotë nëse Kosova nuk tregohet syçelë në 5 vitet e ardhshme, asociacioni mund të bëhet i rrezikshëm.
“Po çka është problemi tjetër, nëse ne nuk tregohemi syçelë për 5 vjet të ardhshme ai mund të bëhet i rrezikshëm. Mund të bëhet i rrezikshëm ajo pjesë edhe pa asociacion hiq. Edhe protestat janë duke i bërë imitim i Kosovës të viteve të 90-ta, nuk po them me të drejtën që e kanë ata por një lloj imitimi duke kërkuar edhe ndërhyrjen e KFOR-it duke kërkuar siguri, viktimizim. Edhe fjalimet të cilat ishin ndërtuar, ishin sikur fjalimet e Kosovës në vitet e 90-ta. E kanë arrit si qëllim me paraqit Kurtin si person i cili nuk është paqësor dhe i cili mund të krijojë tensione e të përdor forcë”, tha Xani.