Analisti politik, Gazmir Raci, ka thënë se me arritjen e marrëveshjes për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është evituar një situatë e rrezikshme.
Ai e ka përshëndetur ndërhyrjen e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, në këtë proces, duke shtuar se është evituar një e keqe që po i kanosej Kosovës.
“Mbrëmë u evitua një skenar shumë i rrezikshëm – përshkallëzimi i situatës. Këtë jam munduar edhe në Rubikonin e të martës ta ngriti si çështje sepse sinqerisht siguria ishte në rrezik dhe falë kësaj ndërhyrjeje të ambasadorit amerikan, u evitua një e keqe që po i kanosej Kosovës”.
Sipas tij, tash po duket se Kosova dhe Serbia po fillojnë të bisedojnë për normalizim marrëdhëniesh.
“Tashmë po duket që po fillojmë dialogun për normalizim edhe deri në muajin gusht ne kemi pasur dialog teknik. Pati tendenca që sërish të vazhdohet me dialogun teknik – ishte qasje e gabuar që të hyhet në çështje teknike për shkak se u bënë 10 vite ku negociuam diku mbi 35 marrëveshje teknike dhe ishte momenti që ne duhet të koncentrohemi në finalen”.