Ministria e Shëndetësisë e ka njoftuar Federatën Sindikale të Shëndetësisë se ka hequr dorë nga kontrata kolektive.
Kjo kontratë përmbante disa benefite për punonjësit në sektorin e shëndetësisë.
Kontrata kolektive rregullonte themelimin e marrëdhënies së punës, përmbajtjen e kontratës së punës, sistemimin e të punësuarve, orarin e punës, pushimet, stazhin e punës, mungesat në punë, rrezikshmërinë në vendin e punës, dhe beneficione të tjera.
MSH-ja, shkëputjen e kësaj kontrate, e ka justifikuar juridikisht me skadimin e afatit të Kontratës Kolektive, e cila sipas kësaj ministrie po të kishte vullnet, ka pasur bazë për vazhdimin e saj.
Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se së shpejti do ta njoftojë sindikatën për një kontratë të re ndërsektoriale.

