Serbia po e paraqet si fitore marrëveshjen për targat që është arritur në orët e mbrëmjes të së mërkurës në Bruksel.
Kështu deklaroi gazetari Idro Seferi.
Ai tha se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se kjo është një fitore e madhe që këto targa janë ruajtur për banorët që tashmë i kanë.
“Qeveria e Serbisë dhe presidenti Vuçiq thotë që nuk do të lëshojnë më targa KM por sipas tyre është një fitore e madhe që këto targa janë ruajtur për ata banorë që tashmë i kanë”, tha Seferi.
Të mërkurën, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen për targat.
Bazuar në marrëveshjen, Serbia do ta ndalojë prodhimin e mëtutjeshëm të targave “KM” dhe Kosova nuk do ta zbatojë masën e gjobës, ashtu siç ishte paraparë në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës.
Shefi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, deklaroi se në ditët në vazhdim do t’I ftojë palët që të diskutojnë për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.