Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka deklaruar se Kosova nuk do të arrinte asnjë marrëveshje me Serbinë, nëse nuk do të ishte mbështetja e SHBA-ve.
Basha teksa ka komentuar marrëveshjen e arritur për targat në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha se për dallim nga politika e jashtme e amerikanëve, BE-ja nuk e ka një politikë kaq të bashkuar.
“Unë personalisht nuk besoj që Kosova mundet me arrit marrëveshje me Serbinë pa e pasur SHBA-të që e japin shtytjen e fundit. Evropa nuk e ka një politik të bashkume.
SHBA-të e kanë një politikë të jashtme, edhe te intervenimi, te ushtria e te shpallja e pavarësisë, kanë qenë amerikanët që ia qetë kapaun. Unë them se amerikanët prejnë sakicë”, tha Basha.