Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se liberalizimi i vizave po shtyhet sërish për shkak të Albin Kurtit.
Ajo ka thënë se shkak ai ishte bërë në vitin 2016 e tani sërish për herë të dytë.
Krasniqi ka theksuar se procesi i liberalizimit të vizave nuk do të duhej të lidhet me situatën politike në vend, por që kjo po bëhet pikërisht për shkak të Albin Kurtit.
Ajo potencoi se Kosova i ka përmbushur kriteret qysh në vitin 2018, derisa shtoi se edhe gjatë vizitave të saj në Bruksel si kryetare e Komisionit për Integrime, ka marrë përkrahje nga eurodeputetët.
Deputetja përmendi edhe kushtin që është shtuar edhe sistemi ETIAS.