Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi foli për deklaratën e liderit të PDK’së, Memli Krasniqi, tha se ashtu si I tillë, plani franko-gjerman s’duhet të pranohet nga askush.
Rrustemi tha se dëshiron ta dijë se Krasniqi a e ka problemin me përmbajtjen e propozimit, apo me hapat që po merr dialogu.
„Duhet ta gjykojë për elementet e caktuara. Dua ta di a e ka problemin me përmbajtjen si të tillë me propozimin, apo e ka problem me shtegun që po e merr dialogu.
Nuk mund të ketë normalizim tjetër të raporteve mes dy vendeve pa njohje reciproke. Dakordimi i djeshëm, ka pasur pikërisht këtë qëllim që të kthehemi tek marrëveshja finale”, tha Rrustemi.