Dimal Basha nga Vetëvendosje ka thënë se zbatimi i marrëveshjes së Asociacionit i duhet vetëm Serbisë, por jo edhe serbëve të Kosovës.
Siopas deputetit Basha serbët e veriut të Mitrovicës janë duke vuajtur nga strukturat paralele, kriminale e jo nga mungesa e të drejtave të tyre.
“Janë 33 marrëveshje. Refuzoj me fol vetëm për një marrëveshje këtu. Unë mendoj që Asociacioni është zero i rëndësishëm për serbët e Kosovës, Asociaiconi i duhet Serbisë e jo serbëve të Kosovës. Serbia do me instalu një mashë brenda institucion ku e përdorë për ta destabilizuar Kosovën.
Asnjë komunitet në botë nuk gëzon të drejta më shumë se serbët në Kosovë. Serbët e veriut nuk po vuajnë për mungesë të të drejtave, ata po vuajnë nga strukturat paralele kriminale që janë të porositura nga Vuçiqi”, tha Basha.