Vrasja e gruas në Prishtinë, reagon ministrja Haxhiu

Aktuale

Vrasja e gruas në Prishtinë, reagon ministrja Haxhiu

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 12:17
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas vrasjes së rëndë ku një grua mbeti e vdekur pasi u qëllua më sëpatë nga bashkëshorti i saj në Prishtinë. Krimi brenda familjes ndodhi mëngjesin e së premtes në rrugën “Mark Isaku” në kryeqytet.

“Në mëngjesin e sotëm, rrugës drejt aktivitetit të parë të Kampanjës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”, aktivitetit në shkollë me nxënës dhe arsimtarë, mora lajmin tronditës: Një grua vritet nga burri i saj. Një arsimtare e një shkolle në Prishtinë”, ka thënë ministrja Haxhiu, duke shtuar se është fenomen tejet shqetësues, vrasja e grave nga burrat e tyre.

Sipas saj, ky lajm, kjo vrasje e rëndë, na pikëllon thellë të gjithëve, por ne do të gjejmë edhe më shumë forcë, drejt ngritjes së vetëdijes qytetare dhe përgjegjësisë institucionale. Drejt luftës ndaj dhunës. Drejt vënies së drejtësisë.

“Familjes, kolegëve dhe nxënësve, i shprehim ngushllimet më të sinqerta”, ka thënë ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat