​SBASHK-u reagon rreth rastit të arsimtares së vrarë në Prishtinë

Aktuale

​SBASHK-u reagon rreth rastit të arsimtares së vrarë në Prishtinë

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka reaguar pas rastit të rëndë që u regjistrua në orët e mëngjesit të sotëm në Prishtinë, ku po dyshohet se bashkëshorti ka vrarë me sëpatë gruan e tij, Sadije Godeni.

Godeni punonte si arsimtare në shkollën “Dardania” në Prishtinë.

Reagimi i plotë:

SBASHK - dhembje e trishtim për rastin tragjik në familjen Godeni

Me plot dhembje e trishtim morëm lajmin për rastin tragjik në familjen Godeni. Dhembja shtohet për të gjithë punëtorët e arsimit ngase si pasojë e dhunës familjare, që ka nisur të bëhet përditshmëri, humbi jetën mësimdhënësja dhe anëtarja e devotshme e sindikatës sonë Sadije Godeni.

Loti e dhembja jonë bëhet bashkë me dhembjen dhe lotin e punëtorëve arsimorë në shkollën "Dardania" në Prishtinë dhe në gjithë Kosovën. Të lutemi bashkë që ngjarje të tilla tragjike të mos ndodhin kurrë më.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat