Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka thënë se Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së po injorohen në ngjarje që lidhen me kombin shqiptar, çlirimin dhe sidomos luftën çlirimtare.
Klinaku ka treguar se ka disa vite që Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë nuk i fton me rastin e shënimin të 28 Nëntorit, kësisoj nuk i ka ftuar as tani.
Tutje, ai ka shprehur keqardhje për mos ftesën e Qeverisë së Kosovës në hapjen e ekspozitës me 110 pikturat e Rexhep Selimit.
“Një gjë po ua them se: Vetëm si rezultat i luftës së UÇK-së, shënohet zyrtarisht edhe në Kosovë, Pavarësia e Shqipërisë, dhe poashtu vetëm si rezultat i luftës çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja, janë bërë të mundshme aktivitetet kulturore, e edhe ekspozita me 110 piktura të Rexhës. U pëlqeu ose jo, ne jemi ata që e prezentojmë luftën, çlirimin, bartësit, luftëtarët dhe vlerat e luftës sonë çlirimtare. P.S Pushtetet shkojnë e vijnë, por populli mbetet.”, ka shkruar Klinaku në Facebook.
Postimi i plotë:
Nuk është hera e parë që injorohen Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në ngjarje që lidhen me kombin shqiptar, çlirimin dhe sidomos luftën çlirimtare.
- Ka disa vite që Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë nuk na fton me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, e nuk na ftuan as këtë herë;
- Sot nuk u ftuam as nga Qeveria e Kosovës në hapjen e ekspozitës me 110 pikturat e Rexhep Selimit;
Një gjë po ua them se:
Vetëm si rezultat i luftës së UÇK-së, shënohet zyrtarisht edhe në Kosovë, Pavarësia e Shqipërisë, dhe poashtu vetëm si rezultat i luftës çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja, janë bërë të mundshme aktivitetet kulturore, e edhe ekspozita me 110 piktura të Rexhës.
U pëlqeu ose jo, ne jemi ata që e prezentojmë luftën, çlirimin, bartësit, luftëtarët dhe vlerat e luftës sonë çlirimtare.
P.S
Pushtetet shkojnë e vijnë, por populli mbetet.