Ehat Miftaraj dhe deputeti i LVV-së, përplasen në Facebook

Aktuale

Ehat Miftaraj dhe deputeti i LVV-së, përplasen në Facebook

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 20:32
Ehat Miftaraj

Deputeti Adnan Rruetemi dhe Ehat Miftaraj nga KDI, janë ‘përplasur’ përmes rrjeteve sociale.

Gjithçka ka nisur kur Miftaraj komentoi uljen e pagat për gjyqtarët dhe ia tregoi Rruestmit argumentet që VV ia ka dhënë Gjykatës Kushtetuese për këtë vendim.

“Le ti tregon dikush deputetit të respektuar Adnan Rrustemi, se cili ishte qendrimi i VV, pranë Gjykatës Kushtetuese, lidhur me ngritjen dhe zbritjen e pagave të funksionarëve shtetërore.  Foto më poshtë është arsyetimi i VV pranë GjK.

Sipas VV, në atë kohë dhe me shumë drejtë, vetëm Kuvendi ka kompetencë të vendos për pagat e funksionarëve shtetërore, përmes ligjit, e asesi kjo kompetencë nuk është e qeverisë që me vendime të ngrit ose zbres pagat e gjykatësve dhe prokurorëve” tha Miftaraj.

E, këtij statusi i ka reaguar Adnan Rrustemi.

Ai tha se Ehati me statusin e tij veç se po e konfirmon konsistencën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

”Statusi i tij, është argument për mua, jo për Ehatin e jo kundër meje. Ai po tregon se si VV kur ka qenë në opozitë ka kundërshtuar vendimin e Haradinajt për rritjen e pagës vetes dhe stafit të tij. E saktë. Po thotë po ashtu se paskemi thënë atëbotë se pagat e zyrtarëve shtetërorë duhet të rregullohen vetëm nga Kuvendi dhe me ligj. E saktë. Atë edhe po e bëjmë. Përmes projektligjit për pagat po i rregullojmë pagat e të gjithë zyrtarëve publikë, në mënyrë sistematike. E në rastin e gjyqtarëve pagat po rriten me ligjin e pagave” shkroi ndër tjera Rrustemi.

Statuset e të dyve:

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat