Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli po qëndron në Kazakistan dhe është duke marr pjesë në inaugurimin e presidentit.
Pacolli ë një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se me ftesë të Presidentit të porsazgjedhur të Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, në mesin e shumë mysafirëve dhe udhëheqës shtetesh të botës, është duke marrë pjesë në festen solemne të betimit dhe inaugurimit të tij.
Postimi i plotë i Pacollit, pa ndërhyrje:
Sot, 26 Nëntor 2022, në kryeqytetin Astana, me ftesë të Presidentit të posazgjedhur të Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, në mesin e shumë mysafirëve dhe udhëheqës shtetesh të botesës, mora pjesë në festen solemne të betimit dhe inagurimit të tij për mandatin e radhës si President i vendit. Në këtë solemnitet isha së bashku me vëllaun tim Afrimin.