Vrasja e ditës së djeshme, kur një burrë në Prishtinë ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij, ka tronditur gjithë qytetarët. Autori pasi kishte kryer krimin ishte vetëdorëzuar në polici për të raportuar për rastin.
Ndaj këtij rasti kanë reaguar institucionet e krerët më të lartë të politikës në vend.
Por edhe një kolege e saj, mësuse nga një shkollë tjetër, Merita Balaj ka reaguar për këtë vrasje të rëndë.
Ajo madje ka një kërkesë nga shteti, të fus në ligjet e tij dënimi me vdekje, sepse sipas saj po i vrasin të gjitha femrat.
Postimi i plotë i saj:
Të gjtha mësueset dhe femrat e kemi emrin Sadie! Ti sot na vrave të gjithave !
A e dini cili është motivi i vrasjes së Mësueses Sadie dhe i shumë e shumë femrave ?!!!
Mungesa e ligjit dhe e dënimit me vdekje!
Do pyesni : PSE?!
Sepse burrat e çmendur janë qyqarë e frikacakë dhe vetëm frika nga ekzekutimi i ndalon ata !
Nuk është trimëri të vrasësh gruan, e cila të shërbeu tërë jetën, të vrasësh të dashurën, e cila është me ty sepse të do, të vrasësh motren,……vajzën!
Futne dënimin me vdekje se na vratë të gjitha femrat, o shtet kriminel, o pushtet injorant, o ligji më i lodhtë ne planet, se dikur njerëzia lodhen dhe duhet vet me e ba ligjin !
Pusho në paqe Mësuese Sadije, se zakonisht vriten femrat e ndergjegjshme, do mbetesh në kujtesën e nxënësve dhe kolegëve nder breza!