Dita e sotme do t’i bëjë bashkë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë.
Sipas njoftimit të Kuvendi të Kosovës, sot në Tiranë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.
Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.
Fjalë rasti aty do të kenë edhe dy shefat qeveritar nga Kosova e Shqipëria, Albin Kurti dhe Edi Rama.