Kryedemokrati Sali Berisha ka reagua pas provokimeve nga ana e Serbisë në Katar, ku po zhvillohet kampionati botëror.
Ai dënon veprimet e serbëve, dhe ka kërkuar që të përjashtohet nga kampionati.
Postimi në Facebook:
Shpërthim racizmi antishqiptar i ekipit të ultranacionalist serb në Katar. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt primitiv të ekipit serbomadh të Beogradit dhe kërkoj përjashtimin e tyre urgjent nga kampionati. Dënoj heshtjen e turpshme të vasalit të Aleksander Vuçiçit, Edi Rama. #sb