Deputetja e e Guxo, Jeta Statovci me rastin e festës së flamurit, ka thënë se kjo është një ëndërr e kahershme, një ideal i brezave, një amanet i dëshmorëve u bë realitet.
Aktualisht po mbahet mbledhja e përbashkët e dy kuvendve, ai i Kosovës dhe Shqipërisë.
Postimi në Facebook:
🇦🇱🇽🇰
Dy Kuvendet në një simbol. Sot, një ëndërr e kahershme, një ideal i brezave, një amanet i dëshmorëve u bë realitet.
Me motra e vëllezër deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, 28 Nëntorin e bëmë festë kuptimplote e të njëmendtë.
Kështu qofshim përherë!