Për nderë të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në Tiranë u zhvillua mbledhja e parë e përbashkët mes Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.
Mbledhjen e dy kuvendeve e përshëndetën kryetarët e grupeve parlamentare të kuvendeve, të Kosovës dhe Shqipërisë.
Vëmendjen e mori fjalimi i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili përmendi historinë e popullit të Kosovës por nuk përmendi presidentin historik , Ibrahim Rugova.
E në lidhje me këtë ka reaguar veprimtari nga Amerika, Ramazan Bekteshi.
Ai përmes një postimi në Facebook e quajti “skandal” këtë fjalim të Konjufcës, përcjell “Bota sot”.
Bekteshi i kërkon Konjufcës të kërkon falje nëse ishte një harresë rasti.
Postimi i plotë
Jo Glauk, harresa e emrit të Presidentit Rugova në Parlamentin e Shqipërisë ishte skandal, kërko falje nëse ishte harresë rasti!