Në mbledhjen e përbashkët ndërmjet dy shteteve, atij të Kosovës dhe Shqipërisë, kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në fjalimi e tij, ’harroi’ të përmend edhe Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën.
Gjë për të cilën u kritikua shumë.
Analisti politik, Skender Mulliqi në një postim të tij, shkruan se ’nuk "guxon" asnjë takim i nivelit të lartë çfarë ishte takimi në Tiranë, e mos të permendet emri i të madhit , dr. Ibrahim Rugova, kreatorit të pavarësisë së Kosovës.
”Këtë gjë pa fije turpi sot në vendin e shqiponjave për Festën e Flamurit, e bëri kryekuvendari i Kosovës, Glauk Konjufca. Të kesh turp Glauk edhe nëse nuk ke simpati apo urrejtje ndaj presidentit historik të Kosovës. Të mos përmendet emri i tij në raste të tilla është mëkat që nuk të falet. E dimë mirë që komunistët dhe pjella e tyre kanë urrejtje ndaj Rugovës së madh, por ti si kryekuvendar dhe relativisht i ri në moshë, nuk ishte dashur të shpërfaqesh si i tillë, çfarë ishe në takimin e dy kuvendeve tona”, thekson Mulliqi.
Ai shkruan tutje se ’më duket se ti qenke një PDK, siҫ thonë në gjuhën popullore, shumë i vështire bile’.
”Ti sot nuk i shërbeve unitetit, si kryekuvendar, që të takon. Vetëm sa ja ka lënë korin vetit te dera, se je shumë i vockël për ta zhbërë veprën e madhe të Rugoves, që ka lënë mbrapa. Rugova është dhe ka mbetur personalitet historik i shiptarëve, e deshte ti apo jo me shokët tuaj”, shkruan Mulliqi.