Memli Krasniqi uron 28 nëntorin me një postim të veçantë

Aktuale

Memli Krasniqi uron 28 nëntorin me një postim të veçantë

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 10:16
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar sot 28 nëntorin për të gjithë shqiptarërt, ndërsa ka postuar një logo krejt të veçantë e cila ilustron përpjekjet shekullore të shqiptarëve për liri.

Postimi i plotë i Memli Krasniqit:

Lirinë nuk ua solla unë. Atë e gjeta në mesin tuaj.” – Gjergj Kastrioti Skënderbeu “Flamuri ynë, n’athdhenë t’onë të lirë. Rroftë Flamuri! Rroftë Shqipëria!”

– Ismail Qemaili “Besa-besë se vetëm një vdekje, tjetër s’ka në këtë jetë dhe një fjalë e mirë. N’grykë t’pushkës.”

– Adem Jashari Krujë – Vlorë – Prekaz Tri vende shqiptare! Tre heronjë kombëtarë! Tre nëntorë të shenjtë! Gjashtë shekuj përpjekje, luftë, sakrificë, trimëri, guxim, atdhedashuri, bashkim e frymëzim për liri.

Sot, dy shtete e miliona zemra që rrahin shqip në mbarë botën e lirë, të rritur mbi shpatullat e gjigantëve! Fitimtarë, sepse jemi në të drejtën tonë – fitimtarë do të dalim edhe në luftën e fundit për drejtësi. Sot, obligimi dhe detyra jonë është ta kultivojmë shpresën, të mbajmë zemrën në vendin e duhur, përkushtimin dhe orientimin e pandryshuar – për të ardhmen dhe gjeneratat e reja – në vendet tona! “Njeriu pa kombin është asgjë, e kombi pa brezat e ardhshëm shuhet”, ka thënë Hasan Prishtina. Le të jetë ky motivi, ndriçimi, vizioni dhe betimi ynë përpara. Urime 28 Nëntori!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat