Pejë- Policia e Kosovës (PK) njofton se 16-vjeçari që vdiq të shtunën mbrëma në bjeshkët e Junikut, ka qenë duke i kryer disa punime në një stan.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Raportohet se në bjeshkët e Junikut është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke kryer disa punime në një stan. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, njofton policia.