​Qytetarët nga Kosova në Vlorë për festën e 28 nëntorit, kërkojnë bashkim kombëtar

Aktuale

​Qytetarët nga Kosova në Vlorë për festën e 28 nëntorit, kërkojnë bashkim kombëtar

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 13:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Shumë qytetarë nga Kosova të hënën kanë marrë rrugën për në Shqipëri për të festuar 110- vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Disa prej tyre u panë në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit në Vlorë, të cilët potencuan nevojën e bashkëpunimit më të madh ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, madje edhe bashkim kombëtar.

Ramadan Veseli thotë për KosovaPress se ardhur nga Ferizaj vetëm për të festuar 28 nëntorin.

Veseli: Kemi ardhur për ditën e pavarësisë

"Kemi ardhur për ditën e pavarësisë, për Ditën e Flamurit- 28 nëntorin për të festuar me të gjithë vëllezërit që i kemi këtu... Qysh u bë që populli shqiptar të jetë i copëtuar kështu? Duhet gjithqysh të bëhet bashkimi kombëtar, pasi jemi të vetmit në botë copa-copa", deklaron ai.

Mëndim të njëjtë ka edhe qytetari tjetër Halil Sahiti.

Sahiti: Qëllimi është që të bashkohemi

"Qëllimi është që t’i bashkohemi këtij kombi. Për këtë kemi ardhur prej Ferizajt", tha ai.

Ndërkaq, Hamit Murturi, i cili ka ardhur në Vlorë nga Prishtina, kërkon bashkëpunim më të madh ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Murturi: Bashkimi kombëtar me luftëra nuk na bashkim, por na ndanë

"Kam ardhur për varrimin e vjehrrit tim, i cili vdiq para tri dite dhe është bir i heroit. Çdo vit e përcjelli këtë vit, jam ish-i burgosur 12 vjet në Kosovë. Babanë e kam të vrarë dhe djalin të plagosur në luftën e Kosovës. Populli shqiptar ka nevojë për patriotizëm dhe njerëz. Sot takova njerëz që kam qenë ushtarë me ta. Sot është shume festë e madhe për kombin tonë, por më vjen keq që është zbeh kjo festë... Bashkimin kombëtar e dua gjithherë, thash se kam qenë edhe i burgosur, por bashkimi kombëtar me luftëra nuk na konvenon, por na ndanë", thekson ai.

Mirënjohëse për vizitën e kosovarëve është qytetarja nga Vlora, Mariana Kureta.

Kureta: Kjo festë është shumë e rëndësishme

"Kjo festë është shumë e rëndësishme, sa herë dëgjojmë flamurin kombëtar lotët pikin pa menduar. Sot është një kënaqësi e veçantë, sidomos për grupin e të rinjve pasi është fantastike për Vlorën. Faleminderit Kosovës", tha ajo.

Ndryshe, Shqipëria sot kremton 110-vjetorin e shpalljes së pavarësisë në Vlorë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat