Avokati Spartak Ngjela ka shënjestruar ish-kryeministrin Berisha me anë të një reagimi, ku shprehet se kur një lider politik, edhe në një ditë feste kombëtare, merret me kundërshtarin e vet politik, por jo me gëzimin e shoqërisë së tij, ky lider, në brendësi të psikikës së tij, urren popullin e vet.
Më tej ai bën thirrje për të mos iu afruar, por duhet përbuzur me përçmim.
Postimi i plotë:
Kur një lider politik, edhe në një ditë feste kombëtare, merret me kundërshtarin e vet politik, por jo me gëzimin e shoqërisë së tij, ky lider, në brendësi të psikikës së tij, urren popullin e vet...
Po patë një të tillë, kurrë mos iu afroni... përcillni me përbuzje dhe përçmim...
E dini pse?
Sepse ky lloj njeriu urren gëzimin e shoqërisë se tij.
Këta tipa të sëmurë mendërisht, i shtyn urrejtja e tyre që të mendojë me mllef për prishjen e këtij gëzimi mbarë-shoqëror.
Ata këtë natyrë e kanë pasion patologjik.
Vërtetësisht, këta nuk e arrijnë dot këtë qëllim absurd, por, duke menduar në lajthim se ua kanë prishur festën bashkëkombasave, këtyre iu lehtësohet mllefi i tyre skizofrenik. Sepse, si rregull, këta tipa janë skizofrenë.
Në fakt kjo...
Është tani një aksiomë e njohur psikologjike, për psikikën e një lideri të shitur, që është shitur se urren popullin e vet... dhe iu shërben armiqëve pushtues të vendit të tij.