Është njëra prej fotografive më ikonike të viteve të vuajtjes së kosovarëve që shpien drejt luftës, lirisë e pavarësisë,
Në protestat paqësore të vitit 1990, Faik Rexhepi nga Presheva por me banim në Prishtinë, kishte dalë për të protestuar bashkë me shqiptarët tjerrë të Kosovës
Ai kishte vendosur të ulej në tokë, këmbëkryq, dhe ky imazh nuk i kishte ikur fotografit të famshëm, Hazir Reka.
Ndërkaq sot në Prishtinë, më 28 nëntor, figuron një skulpturë e Rexhepit, ulur në sheshin e Prishtinës, e që simbolizon shpirtin demonstrative kosovar në rrugëtimin drejt mëvetësisë.