Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se do të jetë e zëshme ndaj politikanëve serbë të Sllobodan Millosheviqit që janë akoma në pushtet në Serbi.
Në Edicionin Special, ajo ka theksuar se Beogradi është duke vazhduar të përdorë të njëjtën gjuhë që i ka përdorur edhe në të kaluarën Millosheviqi.
“Si ministre e Punëve e Jashtme e Republikës se Kosovës, jam betuar që interesin e Kosovës do ta vendos mbi gjithçka tjetër. Nuk kam asnjë arsye të kursej asnjë prej politikanëve të Sllobodan Millosheviqit, që janë akoma në pushtet në Serbi, nga ballafaqimi me të vërtetën e tyre me të kaluarën”.
“Sepse jemi dëshmitarë që Serbia se jo vetëm që nuk është shkëputur nga e kaluara e saj, jo vetëm që nuk është shkëputur nga e kaluara e Millosheviqit, por të njëjtën gjuhë dhe të njëjtat metoda është duke i përdorur edhe sot”, ka thënë Gërvalla.