Avokati Arianit Koci, ka ngritur shqetësimin për ikjen e qytetarëve nga Kosova.
Ai ka thënë se Kosovës nuk do t’i duhet liberalizimi i vizave me këtë trend të emigrimit të popullatës, përcjell Bota sot.
Në postimin e tij në Facebook, avokati ka treguar se shumë të rinj që kanë punuar në kafenet dhe parkingjet që ai i frekuenton, kanë ikur tashmë nga vendi, drejt një “jete të re”.
Reagimi i plotë i Kocit:
Nuk do të na duhet liberalizimi i vizave, me këtë trend të emigrimit të popullatës.
Krijoj miqësi shumë lehtë, prandaj edhe po e vërej këtë fenomen.
Shumica prej djemve dhe vajzave që kanë punuar në kafene dhe parkingje ku une gravitoj, e kanë gjetë mënyrën me e fillu jetën e re, jashtë Kosovës.
I njoh me emra dhe mbiemra. Më ka ndodhë me pi kafe dhe me bisedu për hallet e tyre.
Sot në mëngjes, një burrë rreth të 40-ave - ka punuar në kafene afër zyrës, m’u lajmërua prej Suedisë.
Gjynah se shumë punëtor dhe person i mirë është.
Gruan dhe fëmijet i kishte marrë me vete.
Sipas tij, ka lindë për së dyti.